Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Adriani ka qenë shumë strateg”, Ilir Krasniqi tregon arsyen e ndryshimeve në fotografi të Heroit të Kosovës

    24/10/2022 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka pak foto, mirëpo në ato që shihet, dëshmori i UÇK-së, Adrian Krasniqi nuk shihet as edhe një herë njësoj në paraqitjen e jashtme.

    Kjo siç duket e kishte një arsye, për të cilën në emisionin “n’Demos” ka folur vëllai i tij, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Adrianit.

    Ilir Krasniqi fillimisht ka treguar se tërë paratë që ia dërgonte për investim në banesën që ia kishte blerë në Tiranë, vëllai i tij i kishte shpenzuar në armatim.

    “Jam kthyer në Tiranë, i thash Agimit gjeje një banesë, po don me jetu në Tiranë, i thash nashta lufta zgjatë 10 vjet e 20 vjet, e nuk po du me iu bo barrë askujt. E kemi gjetë banesën, por kur është ble banesa, ia kam lanë paret për me e mobilu edhe kam shku për në Gjermani, kur jam ardh prej Gjermanie e shoh asnjë sen në to. Aty kanë shkuar Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Daut Haradinaj, Mujë Krasniqi, i gjithë grupi i furnizimit kanë shku aty. Më pas i tham Adrianit, çka u bo me pare, tha paret kanë shku krejt në hekra në Kosovë. Më pas ia lash një kerr, i thash shite këtë kerr e mobiloe, tha në rregull, shkova unë në Gjermani, kur vi për së dytë e shoh përsëri banesën thatë, i thash e tash, tha edhe ato para kanë shku në Kosovë, unë se kam mendjen me gjallnu”, është shprehur ai, përcjell GazetaDemos.

    Ai e ka vlerësuar vëllain e tij, si një nga strategët më të mëdha të UÇK-së.

    “Adriani ka qenë shumë strateg, kur dilshim me të në qytet të Tiranës, thoshte këtu ka tylifare, e qitke një voth në vesh, e një shami në ballë, e thoshte kur të shohin kështu atyre iu humb fijen. Kur e sheh tjetrën, Adriani në asnjë fotografi nuk është njësoj, në çdo rast është maskuar në forma të ndryshme. Adriani ka pasur me shku me Zahirin, në Prishtinë e kanë pas një banesë ilegale , si duket atë e kanë zbuluar sigurimi, kur kanë hyrë brenda i zoti i shtëpisë i kanë thanë kenë këta strujagjitë e kqyrën sahatin, Adriani i thotë Qerim puna është keq se rryma është e paguar, ata më pas janë tërhek prej baze, kur është vra Zahiri, Adriani ka qenë shumë i mërzitur, se ka pasur shumë shpresë tek ai”, ka përfunduar Krasniqi.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.