Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka rrëvyer një ngjarje prekëse të një nëne e cila është maltretuar nga bashkëshorti i saj.
Matoshi thotë se M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) sot e rifituan lirinë, e drejtë kjo elementare njerzore që do të duhej të i takonte çdo njeriu në botë.
Ajo ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, deputeten Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dula që sipas saj gjithmonë i qendroi afër kësaj nëne në hall.
“Një falenderim i veçnatë ua dedikoj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjithmonë ndihmojnë me të holla kur është nevoja, sikur edhe në rastin e M.T., që mundësuan blerjën e biletave për udhëtim jashtë vendit”,ka shkruar Matoshi.
Shkrimi i plotë:
Mission completed!
M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) sot e rifituan lirinë, e drejtë kjo elementare njerzore që do të duhej të i takonte çdo njeriu në botë.
Kjo nënë, shtetase e huaj, para 16 viteve u martua në Kosovë, me shpresën që do të nisë një jetë të re të lumtur e plot dashuri, por në vend të saj ajo për 16 vite përjetoi dhe mori nga bashkshorti vetëm maltretim fizik e psiqik.
Që nga viti 2014 nuk la derë pa trokitur që të ankohet për problemet e saja, po të gjitha dyertë i kishte të mbyllura, duke mos gjetë mbështetje as nga të afërmit e burrit, e as nga institucionet përkatëse. Nga frika se nuk do t’i shihte më vajzat, ajo refuzoi të largohej pa vajzat nga Kosova, duke qëndruar kështu plot 16 vite me mall e dhimbje larg familjes e vendlindjes së saj.
E gjitha do të qëndronte ashtu, sikur jo rastësisht shokut tim, A.I. i bie në dorë një video, ku shihet dhuna e shfrenuar e bashkshortit të saj ndaj njërës prej vajzave të tyre, i cili më lajmëron mua për rastin. Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkshorti gjatë gjithë këtyre viteve.
I premtoj ndihmë të parezervë dhe instikti i parë më dërgon në komisionin për të drejtat e njeriut, ku deputetja Duda Balje e cila është edhe kryetare e komisionit, njoftohet detajisht me gjithë historinë e kësaj nëne.
Pastaj e njoftojmë edhe Ministrinë e Drejtësisë, ku udhëzohemi prej Nazlie Bala për procedurat e mëtutjeshme.
Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithëçka përfundoi mirë.
Pas 16 viteve dhunë fizike e psiqike, pas 8 viteve sorollatje nëpër institucione duke kërkuar dëshprimisht ndihmë, ne na u deshtën vetëm 2 muaj përkushtim që kjo katrahurë të përfundojë.
Si nënë që jam, dua ta falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, kolegen Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dula që gjithmonë i qendroi afër kësaj nëne në hall.
Një falenderim i veçnatë ua dedikoj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjithmonë ndihmojnë me të holla kur është nevoja, sikur edhe në rastin e M.T., që mundësuan blerjën e biletave për udhëtim jashtë vendit.
E për ju që e keni pritë me skepticizëm angazhimin tim në politikë dhe keni pyet se çka lypë një aktore në Parlament, ju them që ky është veç fillimi. Nuk do të ndalem derisa në vendin tim secili të jetojë i lirë, dhe me të drejta të barabarta si çdo njeri tjetër në botën e civilizuar!