Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta në një intervistë për mediumin publik ka folur për zhvillimet e fundit në këtë medium, sa i përket një lajmi të rrejshëm por edhe raportet e tij me udhëheqësit politikë në vend.
Krasta është pyetur për raportin me Dejona Mihalin, të cilën e komentoj shumë shkurt takimin e tij në një kafe rrugës për Shqipëri.
“Raporti im me zonjën Mihali është i qartë. Ajo është një personazh shumë i njohur në Kosovë. Nuk ka asnjë lidhje jaknja, kafeja, me kuriozitetin e njerëzve në raport me këtë ngjarje. Takimi mesa duket për aftësitë e njerëzve të aposionuar me fotografitë, se aty takoj shumë njerëz. Në raport me çfarë thuhet e çfarë ndodh është se nuk komentoj ato çfarë thuhen, se të tërheqin në thashetheme. Unë kam intervistuar të gjithë kryeministrat në Kosovë e Shqipëri, e të gjithë presidentët ( përfshirë Rugovën ), njeriu që kam më mik më së shumti në Kosovë është Ramush Haradinaj, e si vëlla kam Muharrem Nitajn, kam raporte shumë të mira me Memli Krasniqin”, ka thënë ai.
Gazetari nga Shqipëria ka pasur një kërkesë edhe për LDK-në, e cila tash e një kohë e bojkoton mediumin publik.
“Mendimi i LDK-së se RTK është e kapur nga LVV, i bën dëm asaj e i bën dëm Kosovës, në RTK duhet të vijnë të gjithë, në Prime Time madje, edhe Buzhala e të tjerët duhet të vijnë këtu e t’i thonë mendimet e tyre”, është shprehur ai.
Por cili është raporti i tij me kryeministrin Albin Kurti?
“Si zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së e respektoj kryeministrin e atij vendi ku punoj. Mendoj që ka ardhur momenti që kryeministri Kurti të mos qëndroj kaq shumë në distancë me RTK-në. Qeveria duhet ta zgjidh ligjin për RTK-në, duhet t’i kthehet paraja e taksapaguesve, Qeveria duhet t’i japi RTK një pllacë urgjentisht, dhe të ndërtoj një RTK për 50 vitet e ardhshëm. Shpresoj shumë që kryetari i Qeverisë ta marrë në konsideratë këto kërkesa”, ka thënë Ardian Krasta.