Ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Në ballë të kauzës për rezistencë kombëtare, Adem Demaçi ishte frymëzues dhe veprimtar shembullor, idealist i përhershëm, deri në vdekje.
Sakrifica e tij e pakrahasueshme ishte referencë e popullit shqiptar, për idealet që s’thyhen, për idetë që nuk burgosen, për vullnetin që nuk shtypet.
Adem Demaçi ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli të tërë për të rrugëtuar në rezistencë me çfarëdo çmimi, deri në çlirimin përfundimtar të vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit, simboli i rezistencës kombëtare”, ka shkruar ministrja Haxhiu