Deputeti i VV’së, Artan Abrashi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, ku parashihet falja e 100 eurove e tatim për qytetarët është hap procedural.
Abrashi thotë se, kjo masë e përkohshme juridike nuk e prejudikon akgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Ai konsideron se është herët që të flitet për këtë çështje, kur nuk ka vendim përfundimtar.“E shohim ashtu siç është, hap procedural, masë e përkohshme juridike, e cila nuk e prejudikon akgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Konsideroj që është herët të flitet për këtë çështje kur nuk kemi vendim përfundimtar”, tha Abrashi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, gjatë ditës së hënë, Gjykata Kushtetuese bëri me dije se ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, ku parashihet falja e 100 eurove e tatim për qytetarët.
Ndryshe, dorëzimin e kërkesës për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, më 24 gusht të këtij viti.