sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abelard Tahiri – VV-së: I keni zhgënjyer edhe aktivistët, po punësoni vetëm dajë e nipa

    08/07/2021 09:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë sot se edhe aktivistët e VV-së janë zhgënjyer me partinë e Albin Kurtit. Kjo për shkak se sipas Tahirit, kjo parti në institucione publike është duke punësuar vetëm familjarë edhe jo aktivistë që i kanë mbledhur votat për këtë parti.

    “S’ka kurgjo të mirë prej juve. Besa po i zhgënjeni edhe aktivistët e juaj se a po e shihnim ma shumë kanë përparësi, nipi, daja e halla, se sa aktivisti. Sot ju po ja kallëzoni fytyrën edhe atyre që kanë nga pas juve me ja u mbledh votat juve. Sot edhe Kuvendin e keni shndërruar një një institucion që i sistemoni familjarët e juaj”, ka thënë Tahiri.

    Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila i kërkoi Tahirit që të qëndrojë në temë të diskutimit.

    Por, deputeti i PDK-së deklaroi se edhe vet Bogujevci që është pjesë e VV-së, është në dijeni se veprimet e partisë së saj nuk janë të duhura.

    “Është në rregull Sarandë sepse mundet edhe mos me te pëlqy, se besoj nuk të pëlqen as veprimi i partisë tënde kur e sheh nipin, e dajën, e hallën e zv.kryeministrit e ministrit duke u sistemuar. Unë besoj që edhe ju nuk ndiheni mirë, por tash s’ki qa me ba. Edhe ti duhesh me e kapërdi diqysh dhe me e tejkalu këtë situatë”, ka thënë Tahiri .

    Më tutje, Tahiri ka paralajmëruar se ka ende familjarë të punësuar në institucione, e për cilët nuk janë në dijeni qytetarët.

    “Realisht kurgjo s’ka dal në opinion publik çka ka. Sa këshilltari, dajë, nip e hallë, krejt kanë me dal. Ju i keni marrë votat për me e i çu hajnat në burg,. Ju tash po bashkëpunoni me ta”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri: Në krye të RTK-së, u zgjodh militanti i Vetëvendosjes

    Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën

    Tahiri: Pushtetari Kurti s’ka konsideratë për gjendjen e rënduar të popullit, se votuan dy herë Trustin

    Të Fundit

    E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë

    KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet pa energji elektrike

    Shfaqen mbishkrime për Martin Berishajn në objektet e kryeqytetit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.