Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet

    17/11/2024 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti  i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat në skandale, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se me Bedri Hamzën si kryeministër arsimi do të jetë më mirë në Kosovë.

    “Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat nga përfshirja e gjithanshme në skandale, megjithëse Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet. Prandaj, s’ka dyshim që Kosova mundet #MaMirë dhe #MaMirë do ta bëjë edhe fushën e arsimit, kryeministri që i duhet Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se sonte kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t.

    Ai thotë se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendim për largim nga përdorimi i doracakëve ndihmës për mësimdhënës dhe rishikimin e tyre. 

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    Albin Kurti mbërrin në seancën gjyqësore në cilësinë e të dëmtuarit, pas kanosjes nga Faton Klinaku e Nuredin Selmani

    Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen në Pekin

    Faton Klinaku paraqitet në seancën gjyqësore, për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti

    “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, shfaqen grafite me përmbajtje kanosese me jetë për Kurti në veri të Mitrovicës

    Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht nga familja e heroit Ramiz Shala: Bisedat me ta janë nxitje për ta ndërtuar vendin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.