Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdullahu thotë se Qeveria qëllimisht po komplikon Asociacionin

    09/11/2023 11:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, vlerësoi që Qeveria Kurti, qëllimisht po komplikon draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka shkruar se në këtë mënyrë, kundërshtimi i Asociacionit do të jetë më i paktë, njëherit qytetarët do ta pranojnë më lehtë.

    “Asociacioni sa mi i komplikuar aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë. Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët. Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë. Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë. Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët. Aq më pak do të dëmtohet Qeveria Kurti dhe VV-ja. mAq më larg zemrës. Aq më shpejt harrohet. Aq më keq do të bëhet”, thuhet në postimin e Abdullahut.

    Më tej, zëdhënësi i PDK-së, ka thënë që Qeveria po përdor pretekste që komplikimi i këtij drafti të vazhdojë.

    “Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina”, thuhet tutje.

    “Vazhdojeni ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se Qeveria në komplikime e paqartësi”, ka përfunduar Abdullahu

    Artikuj të ngjashëm

    Abdullahu: Nëse Qeveria Kurti s’humb me 9 shkurt, pakënaqësitë e qytetarëve do të kthehen në protesta

    Abdullahu: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Pasi iu drejtura Kurtit me “o bir”, Abdullahu i PDK-së nuk ndalet

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.