Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me refuzimin e vizave të deputetëve për në SHBA.
“Është zhgënjyese, dëshpëruese dhe shumë shqetësuese deri ku kanë degraduar raportet tona me SHBA-t sa që zyrtarisht nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pjesëtarët e Qeverisë Kurti”, ka shkruar ka ai.
Teksa këtë e kosideron si dëshmi se nuk ka kordinim të Qeverisë me SHBA-të.
“Ky është sanksionim i drejtpërdrejt. Kjo është dëshmi e fortë se nuk ka as koordinim, as planifikim të strategjive të Qeverisë Kurti me SHBA-n. Për rrjedhojë, nga SHBA-t është zgjedhur ky lloj refuzimi që nuk mund të quhet as miqësor e lëre më i shkëlqyeshëm, përndryshe në rrethana tejet të vështira për vendin tone”, ka thënë Abdullahu.
Postimi i plotë i tij: