Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdullahu pas vendimit të Apelit për rrymën: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

    18/05/2022 17:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot gjatë ditës, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit për Çështje Administrative, me të cilin kjo e fundit kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

    Rreth kësaj ka reaguar, Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK është ajo që u ankua në Gjykatë dhe se nga vendimi i Apelit ka fituar drejtësia.

    “KËTA” e patën ndërmend me ju hy secilit në shtëpi dhe me ju marr pare në emër të shtrenjtimit të rymës dhe me ju rrejt se kjo është e drejtë dhe e domosdoshme sepse ….blla blla blla. Por me ju oshtë PDK. Ajo për ju u ankua në Gjykatë. Dhe me PDK ju nuk jeni vetëm, por fituat në Gjykatë. Fitoj e drejta, drejtësia. Ju kam thonë “Pa PDK-n e han dreqi kët vend””, ka thënë Abdullahu.

    Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 prill 2022 kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses/propozueses Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja për energji elektrike.

    Paraprakisht, ZRrE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdullahu: Nëse Qeveria Kurti s’humb me 9 shkurt, pakënaqësitë e qytetarëve do të kthehen në protesta

    Abdullahu: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Abdullahu thotë se Qeveria qëllimisht po komplikon Asociacionin

    Të Fundit

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.