Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se marrja e vizave ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti, dhe se pakënaqësitë ndaj tyre në këto vite janë zbrazur rrugëve të Evropës.
Në një postim të bërë në Facebook, Abdullahu thotë se një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar për jetë më të mirë.
“Marrja e vizave ja ka zgjat jetën Qeverisë Kurti. Pakënaqësit e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe”.
Sipas tij, nëse Qeveria nuk humb me 9 shkurt, pakënaqësia do të grumbullohet sërish, e do të kthehen në protesta të mëdha sociale.
“Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit”, ka shkruar ai në Facebook.