Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Abdullahu: Kurti duhet të sillet si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon

    12/08/2022 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se Kosova është viktimë dhe njëlloj duhet të sillet edhe kryeministri Albin Kurti.

    Zëdhënësi i PDK-së ka shtuar se nëse Kurti sillet si viktimë që sulmon, atëherë kjo është gabim sepse, do të krijohet përshtypja që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është viktima.

    “Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti, si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon. Përndryshe përshtypja e përçuar do të jetë “Vuçiqi viktimë” e Kurti “trim drague”. Gabim! Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër”, ka thënë ndër tjerash Abdullahu.

    Postimi i plotë:

    Presidenti serb “qyqan” kurse Kurti “drague”

    Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon!

    Presidenti i Serbisë vazhdon me të vjetrën, të viktimizohet. E bën këtë edhe për konsum të brendshëm edhe para ndërkombëtarëve. Edhe ngjyrën e zërit, edhe mimikën e fytyrës, edhe gjestikulimet, edhe togfjalëshin që e përdorë, janë në shërbim të krejt kësaj kulture të tij politike në raport me Kosovën, sidomos kur ndodh diçka në veri.

    Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër.

    Duket se Kurti nuk e ka kuptuar këtë drejtë. Krejt të kundërtën e bën Kurti “azgan”. Ai vazhdon me përpjekjen që të lë përshtypje për opinionin brenda dhe jashtë, sidomos brenda se tash ky ka me ja “tregu qejfin” Serbisë. Tash ky “dragoi” ia tregon “qejfin” Vuçiqit se nuk mundet me vazhdu me të vjetrën.

    Çfarë gabimi amatoresk. Pse nuk kuptohet drejtë e më pas të përçohet qartë e me korrektësi gjithandej se Kosova është viktimë, se paqja po rrezikohet nga Serbia, se Kosova po cenohet në ekonomi, në siguri, në politikë, etj.

    Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti, si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon. Përndryshe përshtypja e përçuar do të jetë “Vuçiqi viktimë” e Kurti “trim drague”. Gabim!

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.