Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdullahu i PDK-së: VV-ja e përjashtoi Mujecin se ndoshta dinë diçka më shumë, organet kompentente të veprojnë shpejt në këtë rast

    17/08/2023 07:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu, ka komentuar arrestimin në Shqipëri të ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujecit, si i dyshuar për trafikim me drogë.

    Avdullahu tha se VV-ja e kanë përjashtuar nga partia Mujecin, pasi sipas tij, ndoshta ata dinë më shumë diçka sesa opinioni dhe e kanë bërë qëllimshëm që të mos bëhet më e madhe.

    “Prandaj, këtu kërkohet që organet kompetente të veprojnë shpejt, dhe ne kërkojmë që ata të mos pengohen që politika, siç jemi mësuar tash e 2-3 vite të dëgjojmë nga kjo mendësi qeverisëse është se janë të bindur, se kjo politikë është aq e moralshme sa duhet të jetë edhe përmbi ligjin, dhe ka ndodhur kështu”, tha Avdullahu në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se njëjtë ka ndodhur edhe kur ministrja e MINT-it, Rozeta Hajadari, e ka shtypur me makinë një fëmijë, dhe më pas kryeministri Albin Kurti, sipas tij, ka dalë dhe ka bërë interpretime.

    “Kjo është marrëzi në vete, por kjo të jep me kuptu se kjo qeveri mendon se ligjet janë dytësore. Kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ka ide korruptive. Idetë korruptive është që t’i drejtohesh qytetarëve gjatë fushtës dhe t’i thuash se do të bashkohemi me Shqipërinë, e më pas të bësh atë politikë që të ndan më shumë se kurrë me Tiranën zyrtare”.

    “Ky është korrupsion ideologjik. Kjo është qeveri që del nga partia që flamurin kombëtar shqiptar e përdor si logo partiake. Ajo çka po bën Kurti në raport me shqiptarët e tjerë në Ballkan është se po ndërton bunkerë ideologjik, të cilët janë më të këqij se të Enver Hoxhës dhe po e pengojnë bashkëpunimin. Aty ku po shkon ky, s’po mbin bari i mirëfilltë në kuptimin e bashkëpunimit”.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdullahu: Nëse Qeveria Kurti s’humb me 9 shkurt, pakënaqësitë e qytetarëve do të kthehen në protesta

    Abdullahu: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Abdullahu thotë se Qeveria qëllimisht po komplikon Asociacionin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.