Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdullahu i PDK-së: Qeveria po i trajton veteranët si “tepricë”

    24/06/2022 15:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i ka numëruar disa nga ato që ai aludon se janë dështime të Qeverisë Kurti.

    Ndër to, ai përmend mosliberalizimin e vizave, trustin, ngritjen e çmimeve, mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës, marrëveshjen e vjetër me Serbinë dhe aferën e ambasadorit Martin Berishaj, shkruan lajmi.net.

    Tutje, sipas Abdullahut, qeveria po i trajton si “tepricë” veteranët.

    Siç thotë ai, veteranët për Qeverinë ishin të mirë vetëm në luftë.

    Postimi i plotë:

    Nuk ka liberalizim të vizave. Kësaj radhe për qeveritarët e sotëm, fajtor për këtë janë vetëm evropianët e më parë ishin vetëm vendorët të cilët fajsoheshin shumë dhe për të cilët kërkohej dorëheqje pse nuk i fitonim vizat.

    Nuk ka rritje pagash për veteranët. Ata ishin të mirë vetëm dje në luftë. Sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme.

    Nuk ka trust për qytetarët që janë në hall të madh financiar. Por ka përgjigje nga Qeveria – Trusni

    Nuk ka zbritje të çmimeve të energjisë elektike. Fajtor sipas qeveritarëve janë ata që deshtën me i ul këto çmime, prandaj intervenoi gjykata që kjo ulje çmimi të mos ndodh.

    Nuk ka anëtarësim në Këshill të Evropës. Faji prap gjendet diku tjetër e sidomos në të kaluarën, por ai nuk është i Qeverisë në asnjë variantë dhe për asgjë.

    Nuk ka ‘Marrëveshje të re me Serbinë për energjinë’. Ajo e djeshmja sipas qeveritarëve të sotëm e opozitarëve të djeshëm ishte tradhëti dhe rrugë që Serbia të kthehet në Kosovë. Marrëveshja e sotme, që është e njëjta, është forcim i pavarësisë sipas Qeverisë.

    Nuk ka lajme ende nga afera e Ambasadorit Berishaj. Mos transparenca është politika më e mirë për ata që kanë çka të mbajnë të fshehur, si paret në çantën e ambasadorit misterioz. 

    Artikuj të ngjashëm

    Abdullahu: Nëse Qeveria Kurti s’humb me 9 shkurt, pakënaqësitë e qytetarëve do të kthehen në protesta

    Abdullahu: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Abdullahu thotë se Qeveria qëllimisht po komplikon Asociacionin

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.