Kandidati për deputet nga AAK-ja, Abdullah Klinaku, ka falënderuar të gjithë për mbështetje gjatë tërë fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta Demos.
Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me votën e qytetarëve mund të realizohen të gjitha ato projkete të cilat i kanë prezantuar.
“Besoj se e kam dëshmuar me kohë angazhimin tim për Zotin, Kombin dhe Familjen. Jam i sigurt se do ta dëshmoni edhe ju nesër mbështetjen tuaj me voten tuaj!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Të dashur qytetarë të vendit tonë,
Fillimisht ju falenderoj të gjithë juve që gjatë kësaj kohe të fushatës zgjedhore keni qenë me ne.
Falenderoj strukturat dhe Këshillin Organizativ nga Demokracia Konservatore .
Falenderoj familjen time, bashkëshorten, vëllezërit dhe gjithë familjarët.
Falenderoj partnerët e Koalicionit, shtabet zgjedhore dhe kryetarët z. Haradinaj, z. Limaj, z. Nimani dhe z. Lushtaku.
Nesër është dita kur vendoset për mandatin e ardhshëm qeveritar.
Angazhimi im për Familjen i nisur dy vjet më herët mund të nis zbatimin nga nesër, nëse marrim voten tuaj.
Ministria për Familje, mund të themelohet, nëse e marrim voten tuaj!
Mbrojtjen ligjore të familjes, nëse e marrim voten tuaj!
Hartimin e ligjit kundër Islamofobisë e nisim, nëse marrim voten tuaj!
Ruajtjen e vlerave tona kombëtare e fetare, mund ta bëjmë nëse e marrim voten tuaj!
Besoj se e kam dëshmuar me kohë angazhimin tim për Zotin, Kombin dhe Familjen. Jam i sigurt se do ta dëshmoni edhe ju nesër mbështetjen tuaj me voten tuaj!
Zoti ju ruajtë e ju bekoftë!