Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    28/08/2024 21:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Emin Kelmendi ka përshkruar momentet e vështira gjatë arrestimit të tij për herë të parë në vitin 1981. Ai ka treguar se më 13 korrik 1981, policia kishte ardhur në shtëpinë e tij, ndërsa më 14 korrik kishte shkuar vetë në stacionin e policisë në Obiliq.

    Atje, ai u përball me Gjergj Berishën nga Klina, i cili kishte ardhur për ta parë dhe më vonë, me Sabit Gashin dhe një serb të pranishëm.

    Kelmendi përshkruan se Abdullah Daka, një nga hetuesit, i kishte thënë se e kishte gënjyer Gjergj Berishën dhe i kërkoi të shkruante gjithçka që kishte ndodhur.

    “Unë më 13 korrik 81 kanë ardhur më kanë kërkuar në shtëpi policia, më datë 14 korrik kama shkuar vet në stacion të policisë në Obiliq. Më kan dërgu më pas në Prishtinë e kemi pritur Gjergj Berishën nga Agoda e Klinës, kur erdh ai te dera më shikonte po qesh pak edhe iu afrova ku je duke i thënë. Sabit Gashi ka qenë aty i ulur me kollare edhe një serb”, ka thënë Kelemendi.

    Ai tregon se gjatë natës, Abdullah Daka e kishte ndaluar dhe e kishte goditur me shuplakë, dhe se kishte përfunduar në një përplasje fizike me të.

    Kelmendi përshkruan këtë moment si një përballje të ashpër dhe të dhunshme me përfaqësuesit e UDB-së.

    “Abdullah Daka më ka thënë se e ke rrejt atë shokun Gjergjin krejt, merre letrën shkruj krejt çfarë ka ndodhur. Me kanë marrë në darkë si  kam hy a ke menu a ke shkru, t’mu ka ndalë shuplakë Abdullah Daka, ja kom kërsitë edhe unë atij, e tani aty kanë kcy sikur qentë”, është shprehur ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Rexhepi: Pjesëtari i UDB-së Daut Morina më goditi me grusht, m’u duk se mu thye nofulla

    Të Fundit

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Elon Musk fshin postimin ku akuzonte Donald Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.