Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të mërkurën ka vizituar tregjet në kryeqytet, derisa ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ka biseduar me qytetarët për hallet e tyre, shkruan GazetaDemos.
Abdixhiku ka kritikuar ekzekutivin kosovar në krye me Albin Kurtin, duke shtuar se me qeverisjen e tij, qytetarët mezi po i bëjnë ballë jetesës në vend.
“Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme”, ka shkruar Abdixhiku.
Derisa ka thënë se LDK ka ofruar propozime për krizën por që sipas tij, nuk janë marrë parasysh nga Qeveria.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, ka shkruar Abdixhiku.