sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku uron SHBA’të për Ditën e Pavarësisë: Për Kosovën janë aleati jetik në ekzistencën si shtet

    04/07/2021 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA’ve popullit dhe qeverisë amerikane.

    Ai ka thënë se për Kosovën ShBA’të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën si komb dhe si shtet.

    “Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues”, ka thënë ai.

    Njoftimi i plotë:

    Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë mesazh urimi për popullin dhe qeverinë amerikane:

    “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

    Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë.

    Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues.

    Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

    ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës!

    Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës.”

    Artikuj të ngjashëm

    Ymeri për Abdixhikun: Me qëndrime racionale po iu bën ballë tundimeve populliste për të mirën e Kosovës

    Abdixhiku flet për atentatin: Më kanë intervistuar hetuesit, kam thënë që nuk ndjehem i rrezikuar

    “Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët në VV: Duan ta largojnë Kosovën nga agjenda amerikane

    Të Fundit

    BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

    Në Shqipëri zhduken 36 të mitur nga Siria dhe Irani

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    Kandidati i Nismës për kryetar komune tallet me Kurtin (VIDEO)

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.