Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Abdixhiku uron Lukas Mandl dhe David McAllister për rizgjedhjen si eurodeputetë në PE

    11/06/2024 12:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Lukas Mandl dhe David McAllister për rizgjedhjen si eurodeputetë në Parlamentin Evropian.

    “Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament.”, deklaroi ai.

    Postimi i plotë:

    Lukas Mandl dhe David McAllister, dy miq të mëdhenj të Kosovës dhe popullit tonë, rizgjedhen eurodeputetë në Parlamentin Evropian. 🇪🇺🇦🇹🇩🇪

    Gjersa të tjerët angazhoheshin në organizimin e tubimeve për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja, në prill, u morr me përbashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të vendit. Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit.

    Këtë mëngjes, në biseda të ndara telefonike, urova David McAllister (CDU) dhe Lukas Mandl (ÖVP) për zgjedhjet e tyre respektive. Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament.

    Sot, dua të falënderoj secilin shqiptar që nëpërmjet votës së tyre, siguruan që zëri ynë të përfaqësohet fort në tempullin e demokracisë evropiane. Ju faleminderit që si rrallë herë më parë ishit kaq të organizuar e me kaq përkushtim.

    Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje. Qendra e djathtë triumfoj me plot 186 ulëse në Parlamentin evropian, 10 më shumë se pesë vite më parë duke mbetur forcë dominuese në politikën kontinentale.

    EPP, sërish, mbetet zë i arsyes e i ëndrrës evropiane, gjersa vlerat e djathta, të demokracisë, besimit në Zot, familje e në shtet, janë vlera thelbësore evropiane. Të njëjtat i projektojmë dhe në Kosovë!

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.