Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    30/10/2024 20:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka premtuar një rritje të madhe të pagave për punëtorët e sektorit publik, duke ritheksuar zotimin për koeficient prej 150 euro që në javën e parë në krye të Qeverisë. Ky propozim, nëse zbatohet, do të rriste ndjeshëm pagat e punonjëve të sektorit publik në krahasim me rritjet e fundit nga qeveria aktuale.

    Abdixhiku theksoi dallimin në mes të rritjes së fundit të pagave prej 55 euro nga qeveria ekzistuese dhe rritjes së propozuar të LDK-së prej 224 euro për punonjësit e sektorit publik.

    Ai përdori mësuesit si shembull, duke shpjeguar diferencën e madhe në paga.

    “Mësuesi në Kosovë, sipas ligjit të pagave ka vlerë 5.6. Kjo vlerë shumëzohet me 110 dhe paga e një mësuesi është 616 euro. Kjo është paga që e merr një mësues mesatar në Kosovë. Sipas propozimit të tyre (partisë aktuale në pushtet), kjo vlerë 5.6 rritet në 6.1. Rritet për 0.5 dhe vazhdon të shumëzohet me 110, me vlerën e vjetër të koeficientit, për të marrë pagën prej 671 euro. Një diferencë prej vetëm 55 euro. Sipas propozimit tonë të koeficientit 150, vlera 5.6 shumëzohet me plotë 150 euro. Paga e re e një mësuesi do të jetë 840 euro. 840 me ne, 671 me ta.” – tha Abdixhiku.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.