Lajme
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni, çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është takuar sot me asamblistët më të votuar nga mërgata.
Ata, sipas liderit të LDK-së, e kanë bërë të mundur që kjo parti të dalë e para nga vota e bashkëatdhetarëve.
Si në zgjedhje lokale, Abdixhiku tha se i presin mërgimtarët sërish, por edhe bëri thirrje për regjistrim.
“Ky është një moment historik për LDK-në dhe një mesazh i qartë nga mërgata jonë.
Nga ky takim, bashkë me ta, përsërisim thirrjen për regjistrim. Kemi edhe 9 ditë kohë. Çdo ditë vlen e çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë.
Bashkatdhetarët që në fundvit vijnë në Kosovë, nuk kanë nevojë për regjistrim. Ju presim këtu, në votë dhe në festë!“