Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me elektoratin e partisë.
Ai ka treguar se sot ka takuar kryefamiljarët e fshatit Muzeqinë të Komunës Shtimes.
Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i LDK-së ka shkruar se është pritur ngrohtë në këtë fshat.
“Asgjë më mirë se takimet me familjet kosovare! Sonte, ishim në fshatin Muzeqinë të Shtimes, në vatrën e familjes Shahini. Takova kryefamiljarët e këtij fshati si pjesë e përbashkimit tonë të madh. I nderuar me pritjen e ngrohtë që po na bëhet në çdo anë. Kështu, me kaq ngrohtësi e entuziazëm, rrugën e re e bëjmë bashkë!”, ka shkruar Abdixhiku.