Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjes Maqedonci për ndarjen e hershme nga jeta të aktivistit të LDK-së, Lirim Maqedonci.
“I trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të aktivistit tonë të jashtëzakonshëm, Lirim Maqedonci. Dhimbja për humbjen e tij në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta, është e madhe.
Lirimi ishte një djalë me virtyte të larta, i palodhur në përkushtimin e tij për vlerat dhe idealet që na bashkuan. Me punën dhe angazhimin e tij të pashoq, ai dha një kontribut të çmuar për shtëpinë tonë politike, duke lënë pas një dhimbje të madhe.
Në këtë moment të vështirë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve, strukturave tona dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të.
Lirimi do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona.
U prehtë në paqe!”