Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka vizituar edhe Kongresin Amerikan.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se aty u prit nga kongresmeni republikan, Robert Aderholt, të cilit i ka uruar rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar.
“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: