Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku pret përfaqësuesit e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA: Kosova ka nevojë për dorën e miqësisë

    10/06/2025 20:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur përfaqësuesit e organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë dhe shkroi se në secilën kthesë të vështirë, kemi pasur praninë dhe mbështetjen e miqve amerikanë.

    “Zotërinjtë Van Voung, Steve Savelich dhe Ray Schmidt, të shoqëruar nga profesor Shala, i pritëm së bashku me Besianin, Armendin e Visarin. I falënderova për ndihmesën e vazhdueshme që ky organizim shumë dekadësh i ka dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve tanë nëpër kohë. Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë. Rrugëtimi ynë politik nuk ka qenë i lehtë. Por në secilën kthesë të vështirë, kemi pasur praninë dhe mbështetjen e miqve tanë amerikanë – në lutje, në ndihmë, në vizion të përbashkët”, tha ai.

    Kreu i LDK-së tutje u shpreh se Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik.

    “Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik – vend ku dallimet tejkalohen për hir të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë për tjetrin. Në këtë frymë u ndërtua miqësia Kosovë–SHBA. Dhe në këtë frymë duhet ta ruajmë e ta thellojmë. LDK, si partia që e vendosi raportin tonë me Perëndimin në themel të identitetit shtetëror të Kosovës, do të vazhdojë të jetë ura e këtij bashkëpunimi të shenjtë. Do të jemi gjithnjë falënderues e gjithnjë të angazhuar për ta ruajtur këtë aleancë, si pasuri të popullit tonë”, ka shkruar tutje Abdixhiku

    Artikuj të ngjashëm

    I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Qeveri’ në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Raportohet për një takim afro 2 orësh në mes të Limajt e Abdixhikut

    Të Fundit

    Shpërthime në Iran, Izraeli nis sulmet e reja

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    Tahiri: Kolapsin energjetik e solli keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV-së

    Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.