Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Demos.
Abdixhiku përcjell se me kryeministrin Abazoviq kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike të të dyja vendeve.
“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”, thuhet në fund. /Demos/