Vetëm pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati njoftuan për rritjen e pagave nga janari 2025, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan GazetaDemos.
Kreu i LDK-së, ka thënë se qysh në javën e parë të tij si kryeministër, koeficienti i pagave do të rritet në 150 euro.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka thënë Abdixhiku përmes rrjetit social Facebook.
Nga janari 2025, mësuesit, ushtarët, zjarrëfikësit, policët dhe infermierët do t’i marrin pagat me rritje.
‘I pash duke qajtë valltaret’, rrëfimi drejtorit të Ansamblit “Deçani”: Më thanë a e kemi dhënë me të mirën për Kosovën