Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit për katër vjet mandat i ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë shtesë.
Ai në “Pressing” të T7, tha se Qeveria ka menaxhuar 12 miliardë euro dhe ka shtruar vetëm dy kilometra rrugë.
Tutje, Abdixhiku ka pyetur kosovarët se cila është gjendja e tyre sot krahasuar me katër vite më parë.
“Unë i pyes kosovarët sot a jeni më mirë sesa keni qenë para 4 vite. A janë fëmijët në shkolla më të mira, a janë spitalet më të mira, a janë rrugët më të mira”.
“Kjo Qeveri për katër vite i ka shtruar vetëm 2 kilometra shtesë rrugë në Kosovë. Katër vite 2 kilometra rrugë janë shtruar”, ka thënë Abdixhiku.