Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë së premtes ka vizituar punonjës shëndetësor, derisa është informuar mbi gjendjen në shëndetësi, shkruan GazetaDemos.
Abdixhiku ka thënë se sistemi shëndetësor është në pikën e thyerjes, derisa ka kërkuar nga Qeveria që të marrë masa për të dalë nga kjo gjendje.
“Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet. Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!”, ka shkruar Abdixhiku.