Lajme

Abdixhiku nga tubimi në Gjilan: Është e qartë se LDK po kthehet në këtë qytet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Gjilan, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar i kësaj komune, deklaroi se ky qytet është simbol i LDK-së dhe se LDK është gati për fitore në Gjilan.

Sipas tij Gjilani nuk mund të presë më. Gjilani duhet të ngrihet.

‘’Gjilani duhet të ecë përpara. Dhe këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, me Arbër Ismajlin në krye.Prandaj, fokusi ynë sot është ky: të fitojmë Gjilanin, të fitojmë qytetin e besimit dhe të vizionit. Sepse kur fiton Gjilani, fiton LDK-ja. Dhe kur fiton LDK-ja, fiton Kosova’’, deklaroi Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button