Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë ditë së sotme qëndroi në Rugovë me të rinjtë e të rejat e Forumit, raporton Demos.
“Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjtihë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Me të rinjtë e të rejat e Forumit, qëndrova në Rugovë, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për Lidhjen dhe zgjedhjet e 9 shkurtit. 🔥✌️
Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjtihë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!
Kjo lidhje, po nisë me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.
Koha ta bëjmë këtë të ardhme!
Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!