Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarë në fshatin Irzniq të Komunës së Deçanit, ku ka paraqitur programin e tij politik.
Nga Deçani ai tha se aty ka takuar mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.
”Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.Deçani flet djathtë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshimi po vjen në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë, ka shkruar Abdixhiku.