LajmeZgjedhjet 2025

Abdixhiku nga Fushë Kosova flet për Unazën e Jashtme: Projekt jetik, lehtëson qarkullimin edhe këtu

LDK mbajti sonte tubim në Fushë Kosovë, ku kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, foli për projektin e Unazës së Jashtme si një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për Kryeqytetin dhe komunat përreth.

Abdixhiku theksoi se Unaza e Jashtme është projekt jetik që do të lehtësojë qarkullimin, do të ulë ngarkesën e trafikut dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin urban dhe ekonomik të Fushë Kosovës. 

Sipas tij, infrastruktura nuk është vetëm asfalt, por cilësi jete, shëndet dhe perspektivë për familjet dhe të rinjtë.

I plotë:

Sonte ishim edhe në Fushë Kosovë.

Në një qytet që rritet çdo ditë me njerëz punëtorë, familje të reja dhe të rinj plot energji e ambicie.

Në Fushë Kosovë folëm për ambient të pastër, për rend dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Sepse infrastruktura nuk është vetëm asfalt, por cilësi jete, shëndet dhe perspektivë për familjet dhe të rinjtë.

Në Fushë Kosovë folëm edhe për Unazën e Kryeqytetit, si një projekt jetik që lehtëson qarkullimin, edhe në këtë komunë. Folëm për magjistralet dhe autostradat që duhet ta lidhin Kosovën më shpejt, më sigurt dhe më drejtë, me një plan kombëtar infrastrukture që u shërben qytetarëve dhe bizneseve.

Me qytetarët e Fushë Kosovës ndamë zotime konkrete dhe vizion të qartë për katër vitet e ardhshme. Një vizion që e kthen planifikimin në vepra dhe premtimet në projekte reale.

Fushë Kosova përfaqësohet në listën e LDK-së nga dy kandidatë të shkëlqyer, me përvojë të dëshmuar institucionale.

Me numër 38 Besnik Osmani, njohësi i thellë i qeverisjes lokale dhe administratës publike, Besnik Osmani ka shërbyer për dekada në institucione kyçe të shtetit: si Sekretar i Përgjithshëm, Auditor i Përgjithshëm dhe nënkryetar komune, gjithmonë pranë qytetarëve dhe interesit publik.

Me numër 78 Majlinda Shaqiri magjistre e shkencave filologjike nga Universiteti i Prishtinës, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste e përkushtuar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button