Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku: Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë

    27/07/2022 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi sot një takim pritës për mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.

    Të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, deputetë, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake, të cilët pritën në bashkëbisedim mërgimtarët.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uroi mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

    “Më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe organizimin e sotëm, të parë, por jo të vetëm, të takimeve verore në selinë e LDK-së me mërgatën tonë e bashkatdhetarët tanë”, tha ai.

    Ndërsa tha se duhet të organizohemi sa më mirë që Lidhja për të Ardhmen të jetë shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” – pasurinë më të madhe shqiptare.

    “Dhe ne sot kemi nevojë të takohemi, bashkëbisedojmë e organizohemi sa më mirë e sa më fort, që në “Lidhjen tonë për të Ardhmen”, ta kemi si shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” – pasurinë më të madhe shqiptare”, tha ai.

    Ndërsa shtoi se për tri dekada të shkuara i dhuruan atdheut momentet më të lavdishme historike, po ashtu shprehet jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mërgatës.

    “Përgjatë tri dekadave të shkuara, ne dhe ju bashkatdhetarë, i dhamë atdheut momentet më të lavdishme historike. Nga përpjekja kolektive për liri, pavarësi e demokraci, e deri te rezistenca paqësore dhe e armatosur që kulmoj me vetë lirinë; nga shpallja e pavarësisë së Republikës sonë, e deri te ndërkombëtarizimi i shtetësisë Kosovës. Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë. Ju shkritë të gjithë pasurinë, dhatë gjithë kapacitetin intelektual e profesional, siç dhe dhatë bijtë e bijat më të mira tuaja në thirrjet e orëve të rënda të vendit tonë. Edhe sot, 23 vite pas lirisë, e 14 vjet pas pavarësisë, mërgimtarët tanë vazhdojnë t’i japin Kosovës të gjithë përkushtimin e nevojshëm. Prezenca e juaj dhe familjeve tuaja në Kosovë, është dëshmi e qartë e këtij përkushtimi”, tha ai.

    Në fund kryetari i LDK-së ngrehu një dolli për gjithë bashkatdhetarët.

    “Më lejoni të ngre një dolli, për juve, familjet tuaja, LDK-në tonë e atdheun tonë të çmuar Kosovën”, tha Abdixhiku.

    Ambroz Rrustemi, bashkatdhetar nga shteti i Zvicrës, u shpreh shumë i kënaqur me këtë organizim, ndërsa tha se organizimet e tilla duhet të jenë më të shpeshta.

    “Është hera parë që marr pjesë në këto aktivitete dhe jam shumë i kënaqur… Më pëlqeu organizimi jashtë mase, shumë organizim i qëlluar dhe besoj se nuk do të jetë i vetmi por se do të kemi edhe në të ardhmen kësi lloj të aktiviteteve”, tha ai.

    Safie Endërr-Jenuzi, bashkatdhetare nga shteti i Austrisë, u shpreh po ashtu e lumtur me mirëpritjen.

    “Këtu sot na kanë pritur shumë mirë. Jemi mysafirë të Lidhjes Demokratike, personalisht edhe kryetari i Komunës së Dragashit na ka ftuar të vij këtu. Ne si shqiptarë kemi përjetuar situata shumë të rënda e të vështira dhe tash duhet të jemi shumë të kënaqur që jemi këtu tash, pra që kemi mbërri demokraci dhe jemi në gjendje ta votojmë partinë LDK, një parti që i ka rrënjët tek Ibrahim Rugova”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin e Zvicrës: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët

    Abdixhiku në Ferizaj: Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë

    Të Fundit

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.