Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se ai dhe partia e tij do ta ndërtojnë një Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë, raporton Demos.
Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku thumboi edhe qeverinë e tanishme.
“Ne, kemi vizion të qartë se si ta dërgojmë Kosovën para. Ne, nuk mund t’i humbasim edhe katër vite të tjera sikurse këto të shkuarat”, shtoi ai.
Postimi:
Ne, kemi vizion të qartë se si ta dërgojmë Kosovën para. Ne, nuk mund t’i humbasim edhe katër vite të tjera sikurse këto të shkuarat.
Do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë.
Bashkë, do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë.