Lajme
Abdixhiku në Malishevë: Koha e arsyes, zhvillimit dhe normalitetit po vjen!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim me veprimtarë të strukturave përpara nisjes së fushatës, në Malishevë.
Abdixhiku tha se fryma e madhe e vullneti për angazhim që po ndjehet gjithandej Kosovës po e bëjnë gjithnjë e më të qartë se koha e arsyes, zhvillimit dhe normalitetit po vjen.
“Me njerëzit tanë, me punën tonë dhe me besimin e qytetarëve, po nisim një rrugëtim të madh përpara” shkruan Abdixhiku