Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku në Ferizaj: Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë

    23/11/2024 22:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherish kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar sonte qytetin e Ferizajt në kuadër të Turneut të Ndryshimit, raporton GazetaBlic.Abdixhiku i falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje vizionit e misionit të tyre, ku thotë se në sallën e mbushur plotë shkëlqeu zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim.

    “Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si në çdo ndalesë të këtij turneu frymëzues. Qytetarët e Ferizajt na treguan qartë se ata janë gati të bashkohen me ne e ta çojnë këtë vend përpara drejt të ardhmes më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”.Ai tha se sonte në Ferizaj shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja u bë më e fortë e më e pandalshme.

    Ku shton se me 9 shkurt do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën.“Çdo shikim plot shpresë, çdo duartrokitje, dhe çdo brohoritje është shenjë se lidhja jonë drejt ndryshimit është më e fuqishme se kurrë. Sonte në Ferizaj, shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja jonë u bë më e fortë e më e pandalshme! Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë”.

    Tutje, Abdixhiku prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Ferizaj, Visar Azemin, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin.“Nga Ferizaj me nominimet tona për kandidatë për deputet, kryetarin e degës, Visar Azemin, kryetarin e Forumit të Rinisë, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin, dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të kërkuar mbështetjen e secilit prej jush dhe gjithandej Kosovës. Bashkë me 9 shkurt, do të bëhemi ndryshimi”, shkroi Abdixhiku.

    Postimi i plotë:Turneu i Ndryshimit na çoi sonte në Ferizaj – aty ku pulson fort zemra e vendit tonë! Faleminderit Visarit dhe secilit prej jush që i dhatë mbështetje vizionit e misionit tonë.

    Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si në çdo ndalesë të këtij turneu frymëzues. Qytetarët e Ferizajt na treguan qartë se ata janë gati të bashkohen me ne e ta çojnë këtë vend përpara drejt të ardhmes më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.Çdo shikim plot shpresë, çdo duartrokitje, dhe çdo brohoritje është shenjë se lidhja jonë drejt ndryshimit është më e fuqishme se kurrë. Sonte në Ferizaj, shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja jonë u bë më e fortë e më e pandalshme!

    Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë!Nga Ferizaj me nominimet tona për kandidatë për deputet, kryetarin e degës, Visar Azemin, kryetarin e Forumit të Rinisë, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin, dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të kërkuar mbështetjen e secilit prej jush dhe gjithandej Kosovës.

    Bashkë me 9 shkurt, do të bëhemi ndryshimi!

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin e Zvicrës: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët

    Abdixhiku në Ferizaj: LDK është e pandalshme

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.