Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdekjen e deputetit Bogdani: Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët

    18/09/2024 16:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e deputetit shqiptar, Gerti Bodgani, shkruan GazetaDemos.

    Abdixhiku shkruan se Bodgani të gjithë jetën ia kushtoj promovimittë vlerave demokratike ne Shqipëri e Kosovë.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dërgon telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit, Gerti Bogdani!

    “E nderuara familja Bogdani,

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD.

    Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar.

    Në emër timin personal dhe anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, i shprehim ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që njohën.

    I përhershëm kujtimi për Gerti Bogdanin!”

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin e Zvicrës: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët

    Abdixhiku në Ferizaj: Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë

    Të Fundit

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.