Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për të gjitha premtimet që i dha e nuk i realizoi, shkruan Gazeta Demos.
Përmes Facebook-ut, ai ka publikuar një video, ku në tekst i ka bashkëngjitur edhe një shkrim ku shkruan se 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara.
Nëd të tjera ai ka thënë se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë kështu duke theksuar se ndryshimi po vjen.
Postimi i plotë i tij:
Çka u tha e çka s’u bë?
Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë!
Ndryshimi po vjen!