Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij pas raportimeve të Kurtit për Ohrin ka thënë se raportimet e Kryeministrit në Kuvend të Kosovës kanë humbur peshën dhe substancën e vet, meqë bëhen pas kohe, pasi partitë politike mbesin në një terr informativ.
Aneks-marrëveshja është pranuar në formë deklarative sot në Kuvend nga ana e Kurtit pa siguruar njohjen e Serbisë në marrëveshjen finale”, ka thënë Abdixhiku.
“Për këto pozicionim ndryshues të Albin Kurtit ndjej keqardhje mbi të gjitha për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës.”