Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku kujton Fehmi Aganin: Vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik

    06/05/2022 10:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar vrasjen e  nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Aganit.

    Ai tha se vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes politike për liri e pavarësi.

    “Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vetë Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi”, ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku tha se Fehmi Agani ishte ndër figurat kryesore në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shtuar se ai shërbeu si nënkryetar i saj e si dorë e djathtë e presidentit historik Ibrahim Rugova.

    Kryetari i LDK-së, duke e cilësuar si të urtin e rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi, tha se jeta e tij, veprimtaria e tij politike është pasuri kombëtare. Abdixhiku tregoi edhe pak biografi të tij.

    “Ai u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i angazhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty. Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakul­tetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte krye­redaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema. Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patriotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie”.

    Abdixhiku tha se Agani edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin e tij politik drejt të ardhmes.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka zgjifh punët e shtëpisë në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

    Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

    Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.