sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Abdixhiku: Koeficienti i zbrazjes së Kosovës, goditje ndaj mjekëve, policëve, ushtarëve

    01/02/2023 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas publikimit të vlerës së koeficientit për pagat, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan GazetaDemos.


    Ai thotë se Qeveria me këtë veprim është treguar e pandjeshme, duke mos e pasur parasysh rritjen e kostos së jetesës në Kosovë.


    “Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


    Tutje, ai ka rikujtuar se LDK-ja kishte propozuar që koeficienti të kishte vlerën 125.


    “LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend”, ka thënë i pari i LDK-së.


    Mes tjerash, ai ka potencuar se Kosova meriton më shumë se sa Qeveria Kurti.

    Postimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Janë të rrezikshëm

    Murati, Abdixhikut për Trustin: Kam pritur se ke njohuri më tepër se garda e vjetër e “ekonomistëve të LDK-së”

    Skender Hyseni i reagon Lumir Abdixhikut: Unë jam LDK më shumë se ti

    Të Fundit

    Kurti e ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë

    Luizi përmend Thaçin e Veselin në Big Brother VIP Albania

    Mbi 11 mijë tonë mallra në përpunim në portin e Durrësit

    Ministri Sveçla reagon pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri

    Arrestimi në Veri, Vela: Komunitetet mund t’i besojnë policisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.