Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku: Kërkoj që programi “Rruga e Re” të bëhet program kombëtar i Kosovës

    23/11/2023 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se programi politik “Rruga e Re” është vazhdimësi identitare e rrugëtimit historic të LDK-së, në rrethana të reja kohore.

    Abdixhiku ka treguar se ky program politik ka tri pjesë.

    “Rruga e Re” është vazhdimësi identitare e rrugëtimit historik të LDK-së, në rrethana të reja kohore. Programin që e kemi ne ka tri pjesë, pjesa parë është programi politik “Rruga e Re”, pjesa e dytë është programi ideologjik, të cilin e ka LDK që sa vite. Unë e kam të vetëdijshëm që historia nuk do ta lejojë t’i përsërim të arrituat e LDK-së, për fatin tonë të mirë sepse nuk duhet të bëjme përpjeken për pavërsi sepse i kemi këto. Tani kem nevoja të tjera, rregullimi i spitaleve, ekonomia e shumë të tjera. Ky kuvend është reflektim i një rugovizmi”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku kërkon që ky program të bëhet program kombëtar i Kosovës.

    “Në programin politik “Rruga e Re”, e kam një hyrje që kërkojë që ky program të ketë përqafimin e grupeve të ndryshme të interesit, që ky program të bëhet program kombëtar i Kosovës”.

    Abdixhiku duke folur për zgjedhjet që u mbajtën në LDK që disa muaj. Ai tha se ka parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

    “Ajo që kam vërejtur gjatë kësaj kohe është se ka pas një entuziazëm të jashtëzakonshëm në strukturat tona brenda, sidomos në procesin tonë të brendshëm zgjedhor, është konsideruar festiv. Sepse po vijmë prej rrethanave bukur të rënda të historikut zgjedhor të LDK-së”, tha ai.
    Ai tha se në Prishtinë kanë bërë punë të madhe.

    “Kam hartuar një raport 54 faqesh , të cilin ia kam dorëzuar Komisionit Zgjedhor mbi organizimin në Prishtinë. Në bazë të këtij raporti kemi organizuar 86 nëndegë. 5400 anëtarë kanë marrë pjesë vetëm në Prishtinë, ka qenë një frymë e jashtëzakonshme”, ka thënë Abixhiku.

    Tutje ai ka shtuar se “Në LDK nuk merr mbështetje nëse merresh duke kritikuar partinë. Njerëzit e masin mirë çfarë po bën për partinë në periudhën kur ajo po angazhohet për rikthimin e madh. Për shkak të angazhimit tonë politik ne u rikthyem në zgjedhjet lokale”.

    Abdixhiku, ka treguar se përse ka hyrë në politikë. Ai tha se nuk mjafton vetëm kritika nga jashtë.

    “E para për 2 vjet e 8 muaj prej që jam në krye të LDK-së, i kam kapërcyer në rigjenerimin e brendshëm partiak, por qëllimi kryesor është angazhimi për vendin tim, për Kosovën. Prandaj jam futur në politikë që të ndikoj përmes politikës. Unë kam rreth vetës njerëz shumë të mirë të cilët mund ta ndryshojnë Kosovën. Më vjen keq që nuk e kanë ende mundësinë për të bërë ndryshime”, tha ai në T7.

    Kreu i LDK-së, tha se në Kosovë ka varfëri të ambicies.

    “Qëllimi im është të rrisim ambicien sepsë në Kosovë ka varfëri të ambicies. Nevojat janë shumë të thella, koha po ikën, njerëzit po largohen”, tha i pari i LDK-së.

    Ai po ashtu ka folur edhe për vrasjen e veprimtarit Xhemajl Mustafa me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së tij.

    Abdixhiku tha se është krijuar një ndjenjë që s’guxohet të flitet për vrasjet e pasluftës në studio televizive “sepse thonë po i politizoni”, u shpreh ai. Por Abdixhiku përmendi faktin se “njerëzit janë vrarë”.

    I pari i LDK-së tha se ndjen keqardhje për familjen që vrasja e Mustafës nuk është zbardhur akoma.

    “Rikujtoj e nderoj që sot është 23-vjetori i vrasjes së njërit prej patriotëve më të mëdhenj, Xhemajl Mustafa. Në këtë ditë të rënd jemi me familjen, por edhe jemi të detyruar të ndjekim këtë ideal që Xhemajl Mustafa ka nis me plotë bashkëpunëtorë të tjerë”, tha Abdixhiku në Pressing.

    “Janë të dhimbshme se fati i tyre s’është i zbardhur, paramendoni një njeri intelektual si Xhemajl Mustafa, me gjitha virtytet e mira, ndjej keqardhje për fatin e familjes por edhe për fatin e Republikës së Kosovës sepse njerëz të mirë janë marrë nga vrasës që s’dihen edhe sot”, tha ai.

    “Por është krijuar edhe një ndjenjë që s’guxojmë të flasim për to në studio televizive sepse thonë po i politizoni, ç’është e vërteta njerëzit janë vra dhe është e drejtë e vazhdueshme të kërkohet drejtësi për ta”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.