Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Ai është i paditur politikisht

    19/06/2025 21:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç tha ai, keqkuptimin e thellë të parimeve bazë të demokracisë parlamentare.

    Abdixhiku ka thënë se në praktikën demokratike të Kosovës, barra për formimin e institucioneve i bie partisë fituese të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka shumicën ose jo.

    Kjo parti, sipas tij, ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë politike për të iniciuar marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja.

    “Tani në praktikën demokratike të Kosovës, të parit i ka rënë barra më e madhe për formimin e institucioneve, sepse mund të mos ketë shumicë por është fituesi i zgjedhjeve. Dhe si i tillë edhe me rregullin kushtetues i takon të marrë iniciativë të bëjë marrëveshje politike. Por me çka pashë sot, e kuptova se kemi një diskrepancë të madhe dhe të thellë të kuptimit të demokracisë nga kryetari i VV-së. Në pjesën që vazhdon të konsideroj, është gabim i madh për nivelin politik që duhej të kishte, për dijen politike. Naiviteti i madh ta konsiderosh vetën që je pozitë, e të tjerët në opozitë. Sepse pozita dhe opozita krijohen në momentin që krijohet qeveria. dhe përderisa ai beson që është pozita dhe të tjerët opozita, nuk e njeh një rregull bazik dhe demokratik, rezultatin e fundi të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku në Dukagjini.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takon Owadan: Ka drejtuar GJND-në në momentet më të rëndësishme për Kosovën

    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

    Gattuso merr në dorë Italinë

    Të Fundit

    Osmani takon Owadan: Ka drejtuar GJND-në në momentet më të rëndësishme për Kosovën

    Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Ai është i paditur politikisht

    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

    Gattuso merr në dorë Italinë

    Rusia paralajmëron kafastrofë si të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.