Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, i cili do të mbahet të shtunën, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbeu, Prishtinë.
Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si “tubimin më të madh elektoral” dhe një moment kyç për “ringritjen më të madhe të djathtë”.
“Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë! ✌️” – ka shkruar Abdixhiku.
Ai e konsideroi këtë tubim si një festë dhe si një refuzim të ndarjes, përçarjes dhe urrejtjes, duke theksuar nevojën për shpresë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
“Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë! 🇽🇰 E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00.
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë! 🔥 Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri! FITORE DHE ASGJË MË PAK!” – tha Abdixhiku.