Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke thënë se fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Ai ka shkruar në Facebook se fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.
Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!
Herzlichen Glückwunsch CDU!