Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka reaguar në rrjetin e tij social pas publikimit të rezultateve.
Ai ka falënderuar votuesit e tij dhe ka shtuar se është krenar me rritjen e LDK-së.
Më tutje Abdixhiku ka shtuar se pavarësisht të gjithave do të ketë dritë.
Në fund ai ka thënë se pas numërimit të të gjitha votave LDK-ja do të ofrojë qëndrimet e veta politike.
Postimi i plotë:
Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!
Punuam mbarë.
Ecëm drejtë.
Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!
E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.
Pavarësisht të gjithave,
Do të ketë dritë!
Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.
Postimi i plotë:
Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!
Punuam mbarë.
Ecëm drejtë.
Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!
E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.
Pavarësisht të gjithave,
Do të ketë dritë!
Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike