Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka mbajtur një tubim në Gjilan.
Ai nga atje është shprehur se s’ka forcë, shpërthim, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se “e kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë”.
“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shpërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës”.
“E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë! Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës! Faleminderit Gjilan”, është shprehur Abdixhiku.