Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë

    04/06/2025 20:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se punët në Prishtinë do të bëhen.

    Abdixhiku vizitoi punishten kryesore të Prishtinës bashkë me kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama.

    AI ka shkruar në Facebook për shumë pengesa, poqë thotë një shtet kur perdja pushteti joligjor do bie, krimet do të mbesin.

    Abdixhiku ka shkruar për “Rrugën A”, dhe thotë se do të përfundojë para fundit të shtatorit, sipas tij ky do të jetë një ndryshim i madh.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    “Ndalohet”, thoshte shkresa, “pastrimi i pluhurit të Teatrit Dodona“. Këtë urdhër, të njëfar inspektorati – në thënçin ashtu – e kishin nisur drejt Komunës, për të ndaluar edhe një punë diku. Merreni me mend. Të ndalosh punën, në vendin më të dobët ekonomikisht në kontinent.

    Kanë kohë.

    Ne dhe Prishtina megjithatë s’kemi.

    Le ta themi qartë, ritmi i punëve në Kryeqytet do të shtohet dhe mbikqyret secilën ditë. Projektet e mëdha infrastrukturore, pavarësisht pengesave, do të përfundohen. LDK nuk ndalet. Punëkryesit do të mbikqyren ngushtë. Prishtina nuk dorëzohet!

    Sot, me Përparimin. vizituam punishtet kryesore në Prishtinë.

    Rrugën A, arterien e re kryesore në Prishtinë, atë që na lidhë nga Veterniku deri në Breg të Diellit nëpërmjet Rrugës B, duhet ta përfundojmë para fundit të shtatorit. Sa shumë ndryshim j vjen Prishtinës me një arterie të tillë.

    Rrugën e Arbërisë, kyçjen në rrethin e madh afër Stacionit, atë që e shkarkon qytetin masivisht, do ta përfundojmë me ritëm të ri para shtatorit.

    Ishullin Urban, platformën e madhe në Arbëri, po e dinamizojmë me ekipe shtesë në mënyrë që banorët e Arbërisë të jenë 5 minuta larg sheshit.

    Kohë për të humbur nuk kemi.

    Punët do të bëhen. Prishtina po sheh.

    Po i sheh edhe ata që provojnë të na mbulojnë me bërllog – që nxisin greva me një dorë, e votojnë kundër zgjidhjes në asamble me dorën tjetër, që mendojnë se kështu bëhet beteja politike në Kryeqytet; edhe të tjerët që në emrin e trashëgimisë mbi pluhurin e Dodonës, mbysin të tashmen e të ardhmen e Prishtinës. Të humbur janë. Këta të fundit, me siguri edhe në qelitë e ndonjë burgu – nesër kur të mbesin vet, kur perdja e një pushteti joligjor bjen; krimet megjithatë mbesin.

    Le të punojmë.

    Artikuj të ngjashëm

    Këshilltari i Kurtit akuzon rëndë LDK-në: Nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet

    Zogaj i LDK’së: Po t’i kishim 48 deputetë, në dy javët e para do t’i krijonim institucionet

    Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut – nëse votohet fshehtë, ne do t’i publikojmë votat

    Të Fundit

    Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

    Policia gjen armë e municion në shtëpinë e gjakovarit, që dyshohej se ushtroi dhunë psikike ndaj gruas

    Çitaku nga tribunat e stadiumit bashkë me Zhegrovën e Rashicën: Me dy super djem, forca Kosovë

    Sherri në rrjetet sociale, Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Musk

    Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, nis hetimi për tri shtetase kineze

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.