sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku: Deklarata e 2 Korrikut mbetet dëshmia e vullnetit politik të një populli të shtypur

    02/07/2021 09:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar sot një mesazh urimi për nder të 2 Korrikut, Ditës së Miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës.

    “Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është njëra ndër ngjarjet përcaktuese dhe qartësisht orientuese, që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së dhe më vonë edhe si platformë për krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik”, ka thënë ai në këtë mesazh.

    Abdixhiku tha se deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shtypur dhe të diskriminuar ndër dekada.

    Ai ka theksuar se tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta. Prandaj, sipas tij, nuk guxohet assesi të lejohet zbehja e këtij projekti, për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.

    “Në këtë ditë të rëndësishme ua shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, që ta artikulojnë vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi dhe t’i hapin rrugën Kosovës drejt shtetformimit”, thotë Abdixhiku.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku i replikon Kurtit: Ti e tradhtove Kosovën

    Kurti pyet Abdixhikun e Krasniqin: A t’i arrestojë kriminelët me koordinim a pa koordinim

    Abdixhiku për situatën në Veri: Sanksionet nga SHBA-të dhe NATO nuk lënë vend për demokraci

    Të Fundit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

    Në vitin 2100, Kosova do të jetë e dyta në Ballkan me popullsinë më të vjetër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.